Aktivitete trajnuese të përbashkëta të Shkollës së Magjistraturës dhe Akademisë së të Drejtës së Bashkimit Evropian ERA“

Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e të Drejtës së Bashkimit Evropian ERA, sot në Shkollën e Magjistraturës filloi implementimi i 2 seminareve të trajnimit në lidhje me tematikat e: “Inteligjencës Artificiale dhe rregullimit të saj” si dhe “Dhuna me bazë Gjinore”. Seminaret trajnuese zhvillohen në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në detyrë. 
Në këto aktivitete trajnuese do të ofrojnë ekspertizën e tyre ekspertë të ndryshëm të thirrur nga Akademia ERA, si znj. Mareike Hoffmann – Akademia ERA, znj. Dory Reiling – Gjykata e Distriktit të Amsterdamit, znj. Agnes Venema – Eksperte e Politikave të Sigurisë, Valletta, z. Zsolt Zodi – Instituti i Shoqërisë së Informacionit, Hungari, dhe z. Besnik Dervishi – ekspert i Shkollës së Magjistraturës. 
Ndërsa për seminarin trajnues të Dhunës me bazë Gjinore angazhohen ekspertët si znj. Ana Ciupa – Rrjeti WAVE Viena, znj. Ana Gogovska Jakimovska – Prokuroria e Shkupit, Maqedonia e Veriut, znj. Ana Libertad Laliena Piedrafita – Magjistrate dhe lektore e te Drejtes Penale, Shkolla Gjyqesore e Keshillit te Pergjithshem te Pushtetit Gjyqësor në Barcelonë, si dhe znj. Arta Mandro – Eksperte e Shkollës së Magjistraturës.

Në të dy seminaret trajtohen tematika të rëndësishme të fushave përkatëse si: 
• Hyrje në konceptin e IA dhe terminologjia
• Ndikimi i IA në shoqëri
• Rregullimi i IA në BE
• IA dhe Mbrojtja e të Dhënave
• Ndikimi i IA në shërbimet ligjore kombëtare dhe zgjidhja e konflikteve
• Cfarë nevojitet për ta bërë IA të dobishme në gjykata
• Koncepti i dhunës me bazë gjinore
• Mbrojtja e grave nga dhuna në kontekstin e Këshillit të Evropës
• Instrumentet ligjore për dhunën me bazë gjinore
• Legjislacioni shqiptar për dhunën me bazë gjinore
• Respektimi i legjislacionit shqiptar kundrejt standardeve ndërkombëtare
• Kuadri ligjor evropian për luftën kundër krimit kibernetik kundër grave dhe vajzave